Qytetarët e Türkiyes sot votojnë për të përcaktuar presidentin e vendit dhe deputetët e rinj në parlament. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. Mbështetur në numrat e Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve (YSK), mbi 60 milionë shtetas turq sot kanë të drejtë votë.

 

Prej tyre rreth 5 milionë për herë të parë do të kenë të drejtën e votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në ditën e zgjedhjeve, shitja e pijeve alkoolike është ndaluar nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë dhe shumë vende argëtimi do të mbyllen ose do të kufizohen vetëm në shërbimin e ushqimit për klientët. Ditën e zgjedhjeve janë të mbyllura kafenetë dhe internet kafetë.

 

Votat numërohen publikisht

 

Vendvotimet ditën e zgjedhjeve janë hapur në ora 08:00 me llogaritjen lokale dhe mbyllen në orën 17:00.

 

Bordi i kutisë së votimit përputh numrin e zarfeve me numrin e nënshkrimeve të zgjedhësve, zarfet e pavlefshme dokumentohen dhe hidhen.

 

Votat numërohen publikisht nga kryetari i bordit të kutive të votimit, ndërsa anëtarët e partive politike dhe vullnetarët qëndrojnë si dëshmitarë.

 

Raporti i kutisë së votimit nënshkruhet dhe vuloset nëse nuk ka kundërshtime nga vëzhguesit zyrtarë. Fletët e votimit dhe votat futen në një thes, vulosen dhe dërgohen në këshillat zgjedhorë të rretheve për t'u digjitalizuar dhe numëruar./TRT