Shefi i Twitter, Elon Musk e bëri llogarinë e tij private në platformë dhe pranoi se “diçka nuk shkon” pas ankesave nga përdoruesit.

 

Musk, i cili bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë, kompaninë me bazë në San Francisko, tha se ai po bënte një eksperiment në tweet-et e tij.

 

Miliarderi i Tesla ndërmori veprime pasi përdoruesi Ian Miles Cheong dhe llogaria “Libs of TikTok” u ankua për njerëzit që shihnin përmbajtjen e tyre.

 

Cheong tha se tweet-et e tij morën më shumë angazhim kur llogaria e tij ishte private sesa kur ishte e disponueshme publikisht.

 

Sipërmarrësi i tha zotit Cheong se pretendimet e tij ishin “jashtëzakonisht shqetësuese”.

 

Miliarderi më pas postoi në Twitter se vetëm 127 milionë ndjekësit do të mund t’i shihnin tweetet e tij për një periudhë të shkurtër kohore.

 

“E bëra llogarinë time private deri nesër në mëngjes për të provuar nëse i shihni tweetet e mia private më shumë se ato publike”, shkroi ai.

 

Disa përdorues  u shfaqën të hutuar nga ky veprim: Mund të pyesni një nga inxhinierët që keni pushuar ‘ në vend që të qëndroni në çati dhe të rregulloni antenën e televizorit’ duke bërtitur “Po tani? A mund të shihni ndonjë gjë akoma?” ka shkruar një përdorues.

 

Një tjetër shtoi: Ju nuk mund të pyesni inxhinierët tuaj këtë?