Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, foli për denoncimet që janë bërë deri tani gjatë procesit të votimit.
Sipas Celibashit, janë bërë 29 denoncime zyrtare në dy subjekte, 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, nga të cilat dy denoncime për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan dhe një për kandidatin e Bashkë Fitojmë” për Tiranën.
Celibashi: Janë 29 denoncime formalisht ose zyrtarisht, në dy subjekte, 3 nga PS dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Janë dy denoncime për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” në Elbasan dhe një për kandidatin e Bashkë Fitojmë” për Tiranën. Sa i përket procesit të identifikimit dhe pjesëmarrjes janë 998633 votues të cilët janë identifikuar nëpërmjet pajisjes së identifikimit, kjo për qendrat e votimit të cilat raportojnë përmes pajisjes elektronike të identifikimit.