Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka komentuar problematikat e hasura gjatë votimit elektronik.
I pyetur nga gazetarët nëse do të shtyhet votimi përtej orës 19:00. Celibashi theksoi se deri më tani nuk ka asnjë indicie për ta shtyrë votimin por nëse do të ket qytetarë që mund të presin, atëherë ata do të kenë të drejtën të votojnë edhe përtej orës 19:00.
“Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi”, tha Celibashi.