Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka fituar me një diferencë të thellë votash Bashkinë e Vorës, deri më tani.
Teksa votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike, rezultatet kanë dalë në bazë të qendrave të votimit ku ka përfunduar numërimi.
Deri më tani janë numëruar votat në 36 qendra votimi, nga 44 që janë në total. Përqindja paraprake përfaqëson një numër votuesish prej 8125.
Pas këtij rezultati paraprak, qytetarët e Vorës, përkatësisht mbështetësit e Sherës, kanë nisur festën.