Përfundon numërimi në 13 bashki të vendit, ndërsa vijon në 48 të tjera.

 

 

PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Klos dhe Roskovec. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në tre bashki Pukë, Has, Memaliaj.

 

PS kryeson në 50 bashki, kryesisht qendrat e qarqeve.

 

 

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

 

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.