Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, në Shqipëri, Tayyar Kagan.

Malo konfirmoi se qeveria shqiptare vlerëson shumë partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira dhe vëllazërore me Republikën e Turqisë.

Marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Turqi u ngritën në nivel Partneriteti Strategjik me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët Politike për Krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Edi Rama, më 6 janar 2021, në Ankara.
 
Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Turqi në shkurt 2024, u nënshkruan edhe 6 marrëveshje bashkëpunimi në fushën ushtarake, të mjedisit, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura etj./ata