Teksa u mbyll numërimi në Topojë, ku fitoi Partia Socialiste, edhe në bashkinë e Kukësit deri tani në avantazh vijon të jetë PS.

 

Nga të dhënat e KQZ rezulton se kandidati i PS, Safet Gjici ka marrë 2978 ndërsa kandidati i koalicionit opozitar Admir Sinamati ka marrë 2506 vota.

 

Megjithatë ky rezultat pritet të ndryshojë pasi, janë ende dhe 52 kuti votimi për t’u numëruar.

 

Ndërsa në Has, “Bashkë Fitojmë” ka garantuar fitoren me kandidatin Miftar Dauti me një avantazh prej 932 votash.