Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, është shprehur se besohet se Serbia ka rezervat më të mëdha të litiumit në Europë, një material për prodhimin e baterive.

- Advertisement -

Komentet Peka i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se për këtë arsye, edhe Perëndimi, por edhe Kina e mbajnë mirë me Serbinë.

Ai tha gjithashtu se në prapaskenat e të takimit që Presidenti i Kinës, Xi-Jinping zhvilloi në Beograd, ishte pikërisht biseda për rezervat e litiumit.

“Serbia ka rezervat më të mëdha në Europë të litiumit. Një material që përdoret për bateritë e makinave. Bota po shkon drejt energjisë së pastër dhe bateritë janë kryesoret. Presidenti kinez që bëri vizitën në Serbi, në beckgraundin e të gjithë kësaj vizite ishte rezervat e litiumit.

 

Qëndrimet e BE dhe SHBA në beckgraund shkojnë te rezervat e litiumit. Ajo që ekziston si tezë është se të dyja kampet, edhe SHBA-BE, por edhe Kina, e mbajnë butë me Serbinë pikërisht për këtë gjë. Edhe reagimi për sulmin terrorist në Banjskë ishte i butë”, tha Peka./EuroNews