Në Kuçovë rezultati është i ngushtë mes kandidatit të Partisë Socialiste dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

 

“Bashkë Fitojmë” kryeson me vetëm 8 vota.

 

Lefter Maliqi ka arritur të sigurojë 5129 vota ndërsa Kreshnik Hajdari i PS-së 5121 vota.

 

 

Ndërkohë në garë është edhe kandidati i Partisë Demokratike, Ilirjan Koxhaj, i cili nuk përbën rrezik.

 

Numërimi bëhet në KZAZ-ë kryesore.

 

320 vota rezultojnë të pavlefshme, ku nga 65 kuti janë numëruar deri më tani 31 kuti.

 

Ritmet janë të shpejta, qytetarë janë duke pritur me padurim për reuzltarin final.