Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të thellojë avantazhin me rivalin kryesor në garë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.
Tashmë që janë numëruar 512 qendra votimit nga 941 që janë në total, Veliaj është në avantazh me 30 mijë vota më shumë se Këlliçi.
I treti në garën për Tiranën renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 7448 vota, i cili lë pas kandidatin e PD-së zyrtare, Roland Bejko dhe kandidatët e tjerë Marko Dajti dhe Lajla Përnaska.