Deputeti i PS, Erion Braçe ka propozuar sot në komisionin Çështjeve Ligjore ka propozuar një projektligj me disa shtesa për ligjin e Mbrojtjes së Tokës. Braçe argumentoi se gjatë periudhës nga data 1 prill deri në 30 nëntor të secilit, vit duhet të ndalohet ndezja e zjarreve për çdo lloj arsye.

Ndërsa nga ana tjetër, sa i takon nevojës së bujqve për djegien e mbetjeve në tokat e tyre bujqësore pas korrjes së grurit, Braçe tha se nga periudha 1 mars, deri në 30 dhjetor, të ketë disa procese nëpërmjet të cilave mund të merret leje për ndezjen e zjarreve për qëllimin e pastrimit të tokës.

 

“Ky projektligj kërkon që në periudhën nga data 1 prill deri në datën 30 nëntor të çdo viti, periudhë e cila mund të rishihet, për shkak të ndryshimeve klimatike, të ndalohet djegia e tokës dhe e mbetjeve të krijuara. Po shkaktohen zjarre masive për shkak se nuk pyetet askund dhe nuk merret leje askund dhe sistemet tona të shuarjes së zjarrit janë thuajse të mangëta në fshatra. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një periudhë të ndezjes së zjarreve. Në periudhën tjetër, nga 1 dhjetor deri 30 mars, projektligji propozon disa mënyra sesi mund të kryhet ky proces, se ku mund të merret leje, ku përfshihet edhe largësia e nevojshme që duhet të jetë për të ndezur zjarre për djegiet e mbetjeve të tokës, kur jepet leja”- u shpreh Braçe.