Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan sot Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi se firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Presidenti Zelensky ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.
Samiti zhvillohet si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutohet se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës./ata