Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit, Bledi Çuçi konfirmoi fitoren e socialistëve me rezultatin 5 me 0.
Ai tha se në Berat dhe Dimal janë ende kuti që po votohen, ndërsa shtoi se kandidatët e PS janë në avantazh të thellë.
“Qarku është 5 me 0.Dimali ka vetëm 3 kuti tani dhe ato janë në avantazhin tonë me kundërshtarët. Berati ka akoma për të numëruar. Po presim se patëm një ndërprerje sepse kërkuan ndërprerje numëruesit e opozitës. Berati do të shkojë rezultati në 63%.”, tha Çuçi.