Një strukturë e posaçme, nënkomision parlamentar, pritet të ngrihet në Kuvend i quajtur “Për Auditimin e Sektorit Publik”. Vetë kuvendi ka propozuar ngritjen e nënkomisionit brenda Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien për përdorimin e burimeve publike.

Sipas projektvendimit, ky nënkomision i cili do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës, synon gjithashtu që të sigurojë llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend, duke u kujdesur të specifikohet se nuk do të ndërhyhet në pavarësinë e institucionit më të lartë auditues në vend, përveç raportimit vjetor që KLSH bën para kuvendit për veprimtarinë brenda 365 ditësh.

Ajo çka është me rëndësi, është se në projektvendim, nënkomisionit i jepet e drejta e auditimit financiar të vetë Kontrollit të Lartë të shtetit, duke shqyrtuar projektbuxhetin vjetor të institucionit përmes audituesve të jashtëm që do të përzgjidhen nga ky nënkomision për të kryer kontrollin e financiar të KLSH.


Nënkomisioni do të shqyrtojë gjithashtu raportet e qeverisë mbi zbatimin e buxhetit të shtetit dhe raportet e KLSH mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e buxhetit të shtetit. Zbatimi ose jo i gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH për institucionet e audituara do të jetë gjithashtu në fokus të punës së kësaj strukture.

Nënkomisoni do të  përbëhet nga 5 anëtarë ndërsa do të bashkëdrejtohet nga Enslemvera Zake e PS dhe Emilja Koliqi e PD. Anëtarët e tjerë janë Alban Xhelili dhe Pranvera Resulaj të mazhoranca si dhe përfaqësuesja e dytë e opozitës në këtë tryezë Sorina Koti.

Pwrbwrja e komisionit
1- Enslemvera Zake e PS
2- Emilja Koliqi e PD
3- Alban Xhelili - PS 
4- Pranvera Resulaj - PS
5- Sorina Koti -PD

/Shqiptarja

 

 

Projektvendimi