Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Gjirokastër, ku mësohet se Flamur Golemi i Partisë Socialiste ka marrë shumicën e votave.

 

Sipas të dhënave, ai mori 10 571 vota përkundrejt 4458 votave që mori kandidati i “BF”-së, Dorjan Lani.

 

Në një prononcim për mediat, Golemi tha se do të punojë për të gjithë qytetarët, si për ata që e votuan edhe për ata që nuk e votuan.

 

 “Gjirokastra foli. Qytetarët gjirokastritë më 14 Maj folën në një proces shumë të qetë në fakt. Ka qenë e gjithë kjo periudhë zgjedhore, një periudhë zgjedhore ndryshe. Të marrësh votën dhe besimin e qytetarëve gjirokastritë është një përgjegjësi edhe unë besoj fort. Do punoj edhe më shumë se katër vitet që kaluam për ta kthyer këtë mbështetje me punë, përkushtim. Për ta bërë Gjirokastrën alternativë të parë për gjithë të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti do punoj si për ata mbështetës që më votuan, absolutisht edhe më shumë për ata që zgjodhën të votonin kandidatin kundërshtar që për hir të së vërtetës kemi qenë në një fushatë “fair play” të dy palët dhe sikundër në fund të dy i uruam suksese njëri-tjetrit.

 

Jam i emocionuar se ti mund të punosh, por kur qytetari gjirokastrit të jep votën ndihesh mirë, por kjo është përgjegjësi shumë e madhe, dyfish përgjegjësi se katër vite më parë”, u shpreh Golemi.