Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale fotografi të kroçerës “Nautica” të ankoruar në Durrës.

 

Sipas kryeministrit Rama, kjo është Kroçerë, me 648 turistë është rikthyer në Durrës, duke i dhënë mundësi vizitorëve të shijojnë qytetin bregdetarë.

 

“Nautica, kroçera me 648 turistë nga 18 vende të botës, prej Amerikës deri në Zelandë të Re, është rikthyer në Shqipëri për t’u ndalur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit duke i dhënë mundësi vizitorëve të shëtisin për të shijuar gjithë sa ofron Durrësi dhe zonat përreth”, thekson Rama.