Pas rastit të Vaut të Dejës, ku kandidati i koalicionit  “Bashkë Fitojmë” i shtrëngoi dorën kundërshtarit të tij nga kampi socialist Kristian Shkrelit, të njëjtin shembull kanë dhënë kandidatët për kryetarë bashkie në Kavajë.

 

Kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali ka pranuar humbjen ndaj kandidati të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja.

 

Ky i fundit e parakaloi Kralin me numrin e votave, i cili ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.

 

Në momentin e largimit, kandidati i Partisë Socialiste ka takuar personalisht kundërshtarin e tij dhe e ka përgëzuar për fitoren..

 

Kjo skenë u prit me duartrokitje nga kundërshtarët, që e kanë vlerësuar Kralin për sjelljen.

 

Nga të dhënat e deritanishme, Fisnik Qosja ka marrë 8477 vota  ndërsa kandidati socialist Redjan Krali mori 7818 vota.