Një efektiv policie është vetëplagosur dje pasdite me armën  e shërbimit në Tiranë.

 

Burimet bëjnë me dije se ai po merrte shërbimin, teksa sapo ka parkuar makinën është shkrepur arma duke e plagosur me një plumb sipër zemrës. Menjëherë Shkëlqim Haxhimali, 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) ka telefonuar vajzën e tij duke i thënë se ishte gjëndje të rëndë.

Ka qënë vajza e tij e cila e ka dërguar në spitalin e Traumës.