Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij, në Vlorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në orët e para të datës 15.05.2023, në oborrin e banesës së shtetasit A. M. është përfshirë nga flakët një automjet “Benz”, në pronësi të këtij shtetasi. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.