Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Gramsh, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi u plagos me thikë nga bashkëmoshatarët.

 

Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh 2”.

 

Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit mes adoleshentëve është plagosur rëndë me thikë, njëri prej tyre, shtetasi Fajton Bici, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

 

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

 

Grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. L., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti.

 

Policia po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.