Ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën, shpallet në kërkim 64-vjeçari.

 

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armë gjahu dhe municion luftarak.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallen në kërkim shtetasin, 64 vjeç, banues në Kurbin.

 

Ky shtetas, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kanosur se do ta vriste.

 

Pas denoncimit nga bashkëshortja, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit 64-vjeç, i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar Policia.

 

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.

 

Vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.