Mjekët e spitaleve të Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, Fierit, Përmetit dhe Elbasanit vlerësojnë rritjen historike të pagës +50 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë, të cilën e shohin si një motivim për të punuar në vendin e tyre.
Personeli shëndetësor ka marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë me 50 mijë lekë. Vlerësimet e tyre i përcolli në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila citoi njërin prej tyre me shprehjen “Të motivuar për të shërbyer në vendin tonë”.
Dr. Vlefta Bejko në spitalin rajonal Korçë tha se, “përshëndes vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për mjekët specialistë. Është një rritje historike e pandodhur më parë dhe e prekshme për ne”.
Ndërsa dr. Samuel Prifti po nga spitali rajonal Korçë tha se është një vendim i shumëpritur nga ana e bluzave të bardha.
Dr. Viola Furxhi nga spitali rajonal Korçë, e cilësoi një rritje e konsiderueshme e cila ka ndodhur për herë të parë ndër vite.
“Vlerësimi që është bërë nga qeveria për rritjen e pagave na motivon për një shërbim dhe punë më të mirë”, tha dr. Kiço Stefanidhi nga spitali bashkiak Përmet.
Dr. Jonus Hoxha nga spitali bashkiak Përmet tha se rritja e pagave ishte një vlerësim i madh për ne.
“Me rritjen dhe ndryshimin e pagës ne ndihemi vërtet të vlerësuar dhe kjo na motivon më shumë që të jemi dhe më eficient në punën tonën dhe pse jot të jemi të qëndrueshëm dhe të mos mendojmë për t’u larguar nga vendi jonë”, u shpreh dr. Ergys Mici nga spitali rajonal Elbasan.
Dr. Saimir Spahiu nga spitali rajonal Elbasan tha se, “kjo është një pagë dinjitoze krahasuar me pagat e rajonit të Ballkanit, e cila na motivon të punojmë këtu, pranë familjarëve tanë, në shtëpitë tona për të bërë atë punë që në duam të bëjmë, të shpëtojmë jetë njerëzish”.
Dr. Eglantina Dema nga spitali rajonal Elbasan e cilësoi vendimin më të mirë që qeveria ka marrë ndonjëherë në gjithë historinë e politikës shqiptare.
Dr. Jona Leka nga spitali rajonal Gjirokastër shprehet se jemi falenderuese me rritjen e pagave, që në fakt është një rritje historike.
Ndërsa dr. Përparim Muço nga spitali rajonal Gjirokastër tha se, “është një rritje e konsiderueshme e pagës. Gjithashtu ndihemi më të vlerësuar dhe motivuar”.
Dr. Faslli Haxhiraj nga spitali rajonal i Vlorës tha se është një rritje historike.
“Jam shumë i gëzuar me rritjen e pagës e cila me thënë të vërtetën ka qenë domethënëse”, u shpreh dr. Endrit Susaj nga spitali memorial i Fierit
Mjekët e Spitalit Memorial Fier e konsiderojnë një stimul këtë rritje page, e cila i barazon me kolegët e tyre në rajon dhe e shohin gjithashtu një vlerësim nga qeveria për punën e tyre.
Nga rritja e pagave sipas planit në sektorin e shëndetësisë përfitojnë mbi 22 mijë mjekë, infermierë, stafe administrative në strukturat shëndetësore./ATSH