Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, mbërriti sot në provincën jugore turke Adana të goditur nga tërmeti në Türkiye për solidaritet pas lëkundjeve të fuqishme në fillim të kësaj jave, tha Ministria e Jashtme turke.

 

Avioni privat i Dendiasit u ul në aeroportin Şakirpaşa të Adanas dhe ai u prit nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

 

Dy kryediplomatët zhvilluan diskutime në aeroport me dyer të mbyllura.

 

Dendias dhe Çavuşoğlu do të shkojnë në Hatay, një nga provincat e goditura nga tërmeti në Türkiye-n jugore.

 

Ministri i Jashtëm grek është personaliteti i dytë i huaj që viziton zonën e fatkeqësisë.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.

 

 

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

 

Sipas shifrave të fundit, mbi 24.600 njerëz kanë humbur jetën në Türkiye dhe mbi 80.000 janë lënduar.

 

Ndërkaq, në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 3.500, ndërsa më shumë se 5.200 janë lënduar./AA