Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga moti i keq dhe përmbytjet e orëve të fundit në Itali. Mediat vendase shkruajnë se zanat më të prekura janë Emilia Romagna, ku kemi lumenj të dalë nga shtrati, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

 

Sipas autoriteteve italiane edhe ekipet e shpëtimin e kanë të vështirë punën. Deri më tani thuhet se për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve janë evakuuar rreth 5 mijë banorë dhe janë mbyllur disa shkolla në Romagna.Gjithashtu problem janë shfaqur edhe në lëvizjen e disa linjave të trenit.