Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës.

 

Shumica e qytetarëve të Kavajës kanë mbështetur Partinë Socialiste, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe numrin më të madh të anëtarëve në Këshillin Bashkiak.

 

Nga të dhënat e KQZ-së, Partia Socialiste ka marrë 13 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 9 mandate dhe Partia Demokratike 3 mandate.

 

Gjithashtu dhe partia Agrare Ambientaliste (PAA) ka marrë 3 mandate.

 

Ndërsa Partia Socialdemokrate ka marrë 2 mandate dhe Partia Republikane 1 mandat.

 

Në këtë bashki ka përfunduar numërimi i 92 qendrave votimi në total.

 

Edhe në katër bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, socialistët kanë fituar shumicën në këshillat bashkiakë.