Paketa e ligjeve për rritjen e pagave për administratën, por edhe për ministrat dhe deputetet duket se ka marrë edhe pëlqimin e Presidentit.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, e cila njoftoi se Kreu i Shtetit ka dhënë dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paktës së ligjeve.

 

“Ju njoftoj që Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paktës së ligjeve.  Për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 do votojmë para se të përfundojë seanca”, tha Felaj.

 

Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës.

 

Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.

 

Po ashtu rritje do të ketë edhe paga e deputetëve dhe ministrave.