Të akuzuarit për inceneratorin e Fierit do të dëgjojnë sot pretencën e Prokurorisë së Posacme SPAK.

 

 

Për inceneratorin e Fierit nuk është hapur ende seanca e parë në themel, për shkak të numrit të lartë të të akuzuarve prej 30 personash dhe kompanish , të cilët përmes shpalljeve duhet të vihen në dijeni për nisjen e gjykimit.

 

SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, u pastruan para dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet. Megjithatë të gjithë të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe pushim të çështjes.