Në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut ka rënë sistemi.

 

Kjo situatë ka sjellë që prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm dhjetëra mjete të bllokohen në doganën e Qafe Thanës.

 

Mësohet se shkak është një defekt në sistemin e përpunimit të të dhënave të palës maqedonase.

 

Fluksi më i lartë i mjeteve është në dalje nga territori i Shqipërisë. Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, çfarë ka krijuar vonesa dhe radhe në kufi.

 

E njëjtë është situata edhe në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës.

 

Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.