Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shpallur në seancën e sotme pretencën për të arrestuarit lidhur me inceneratorin e Elbasanit.
SPAK kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, si dhe për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.
Ndërkohë për, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako SPAK ka kërkuar 4 vite burg, po ashtu dhe për Serafin Papën 4 vite.
Ish-ministri Lefter Koka, akuzohet se ka përfituar nga dy kompani koncensionare, rreth 3.6 mln euro.
KËRKESA E SPAK
Lefter Koka, 10- 6.8
Alqi Bllako 4-2.8
Serafin Papa 4-
Pëllum Abeshi 4
Jonida Zqeqo 4
Bardhyl Çabiri 4-2.8
Mirel Mërtiri 10 -6.8
Stela Gygallja 7 -4.8
Klodian Zoto 10- 6.8