Deputeti i Vlorës, Bujar Leskaj, akuzoi mazhorancën për vjedhje të votave dhe manipulim të zgjedhjeve në të gjithë vendin.
“Është shumë e trishtë që Shqipëria të zhvillonte zgjedhje të standardit, në një fushatë të dominuar nga Partia Socialiste, parti shtet. U përqendruar në deformimin e vullnetit të qytetarit. Sekti Rama në qeverisje vrau më 14 maj, përmes qindra mënyra, të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë strukturat në pushtet. Të vetmen alternativë shqiptarëve u keni dhënë largimin nga vendi. Sekti Rama me ndihmën edhe të përfaqësuesve të krimit deformoi të drejtën e qytetarëve për të votuar. Qarkulluan rreth 300 mln euro qarkulluan në treg. Keni shkelur çdo ligj dhe kod për zgjedhjet”, tha Leskaj.