Të ardhurat totale për 4-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 206 miliardë lekë ose 100 % të planit të të njëjtës periudhë.
Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 18.3 miliardë lekë ose 9.7%.
Ndërkohë të dhënat tregojnë se shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën katër mujore të vitit 2023, arritën në rreth 172.6 miliardë lekë me një realizim në masën 88.1 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 2 % më i lartë ose rreth 3.4 miliardë lekë më shumë.
Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 4-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 24.7 % të planit vjetor.
Niveli i suficitit për periudhën 4-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 33.9 miliardë lekë nga 10.8 miliardë lekë suficit i planifikuar.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 78.6 % më i lartë ose rreth 14.9 miliardë lekë më shumë.