Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, i akuzuar për blerje votash është vizituar në burg në Vlorë nga Theoharis Lalakos, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

 

Zyrtari i lartë grek i cili ka mbërritur që dje në Shqipërisë ka takuar Belerin për 15 minuta dhe ka ikur.

 

Kujtojmë që një ditë më herët, me Belerin u takua edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

 

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria thotë se ka prova dhe fakte për shit-blerje votash. Për këtë thotë se ka kryer përgjime dhe vëzhgime në terren, ndërkohë që kanë pasur edhe një person të infiltruar.

 

Arrestimi i Belerit ka shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet greke që janë shprehur se vendime të tilla do të kenë ndikim në marrëdhëniet e BE-së me Shqipërinë.