Pasi Berisha hodhi akuza të rënda në drejtim të tij, se sot ka marrë 220 mijë euro shpërblim nga Edi Rama, ka reaguar Enkelejd Alibeaj.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar humbjes në 14 Maj.

 

Teksa i përmend të birin Alibeaj i përgjigjet Berishës dhe i thotë se nuk ka qenë kurrë me parimin e Xenit për tu paguar për gjithçka.

 

Ai thekson se dorëheqja e tij është akt për të mirën e demokratëve, ndërsa largimi i Berishës është çlirim dhe frymëmarrje për ta.

 

“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

 

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.

 

Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.

 

Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..”-shkruan Alibeaj.