ARTIKUJ TË NGJASHËM:

Lajmet Kryesore

Programi, 122 milionë euro për dixhitalizimin në BE, si përfiton Shqipëria!

Lajmet Kryesore

Siguria kibernetike, AKCESK rekomandon strukturë fleksibël për raste krizash

Lajmet Kryesore

Varfëria e tejskajshme, standardi i jetesës në Kukës sa 19% e mesatares së BE, në Tiranë 42%

Lajmet Kryesore

Kreditë në lekë bëhen më të lira se ato në euro

Aksidentet rrugore në muajin prill janë ulur me 25 për qind. Gjatë këtij muaji numërohen 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin Prill të vitit 2022.

 

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 në muajin Prill 2022. Aksidentet rrugore, në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

 

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 15,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Në muajin Prill 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditët e Shtuna dhe të Diela, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Enjteve.

 

Në muajin Prill 2023, 24,6% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 14:00-17:00.

 

Në katërmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 332 aksidente rrugore nga 377 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,9%.

 

Numri i të aksidentuarve është 454 persona nga 524 persona të aksidentuar në katërmujorin e parë të vitit 2022.

 

Aksidentet rrugore, në 18,1% të rasteve, në katërmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën katërmujore është rritur me 20,0%.

/Monitor