Një gomone që dyshohet se do përdorej për trafik droge është gjetur në Vlorë.

 

 

Gomonia është gjetur në një fermë në fshatin Babicë të Vlorës nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave “Shqiponja”.

 

Nga informacionet paraprake mësohet se gomonia është gati 10 metra dhe u gjet brenda një kamioni me jonxhë.

Sipas burimeve dyshohet se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.