Punimet në Nyjen e Fllakës në Durrës mesa duket kanë përfunduar.

 

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama, i cili e ka nisur këtë të premte me pamje nga përfundimi i punimeve.

 

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ka publikuar pamjet e aksit që është hapur për qarkullim.

 

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përfundimi i punimeve në Nyjen e Fllakës në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.