Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim online me shqiptarët dhe simpatizantët e tij nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ka folur kryesisht për zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë këtij takimi virtual, Berisha shprehet se PD do të përmbushë detyrimin e mbrojtjes së votës. Nëse nuk ndodh diçka e tij sipas tij, legjitimohet farsa elektorale.
Ai theksoi se pastaj PD do të kalojë në një analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve.
“Ajo që mund t’u them është se vazhdon përpjekja jonë për identifikimin e farsës elektorale të majit 2023 në çdo segment dhe qelizë të saj. Në një proces të cilin unë e konsideroj si mbrojtje të votës, dhe në të vërtetë në rast se ne nuk përmbushim këtë detyrim, de facto ne legjitimojmë farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e vendit. Ndaj po punojmë me intensitet çdo ditë për realizimin e këtij objektivi, sikundër do kalojmë në analizë të plotë të të gjithë problematikës që u konstatua gjatë zgjedhjeve nga PD dhe në PD”, tha Berisha.