Në nisje të bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Trump sepse ajo u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi edhe njëherë se mosbindja civile është rruga drejt fitores në Shqipëri. “Unë kam besim se mosbindja civile është rruga e vetme fitimtare në betejën kundër perandorisë së Sorosit”, tha Berisha.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur sot, se në krye të policisë së Tiranës do të emërohet banditi që zvarriti presidentin e PL-së, Ilir Meta. Berisha theksoi se, Edi Rama do të detyrohet të firmosë për qeverinë teknike.
I pyetur se çfarë mund të sjellë presidenca e Donald Trump, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se, Trump dhe Riçard Grenell nuk kanë mbështetur projektin për ndarjen e Kosovës. Sipas Berishës, Trump ka një tjetër trashëgimin, e cila është marrëveshja që i firmos në zyrën e tij nga kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçit.
Fitorja e Donald Trump ishte një fat i madh për familjen shqiptare, kundër planeve të Xhorxh Soros që kërkon të shkatërrojë familjen tradicionale.
Kryetari i PD, Sali Berisha, shpalosi në një bashkëbisedim online me qytetarët edhe objektivat ekonomikë të opozitës kur të vijë në pushtet. “Problem themelor sot, krahas rivendosjes së gjyqeve politike, burgosjeve politike, është problemi ekonomik.
Sipas Berishës, rikthimi i taksës së sheshtë do të jetë leva e Arkimedit që të rritet GDP e Shqipërisë, njësoj si në vitet 2005-2013 kur me këtë taksë, u dyfishuar GDP e Shqipërisë./ata