Deputeti Fatmir Xhafaj ngriti pyetjen nëse ruhet hierarkia për pagat duke thënë se qeveria nuk ka ditur të mbrojë gjykatën kushtetuese. Sipas tij, prokurorët e gjyqtarët kanë pagë më të vogël se drejtuesit e enteve të pavarura. Në përgjigje të tij, Delina Ibrahimaj tha se nuk është e vërtetë pasi kanë shtesa të tjera.
Fatmir Xhafaj: Ju argumentoni në relacion se kjo vjen në kuadër të një vendimi të gjykatës kushtetuese se kanë ndryshuar pagat në sistemin e drejtësisë, pasi duhet ruajtur hireakia. Pyetja ime është, a arrini të ruani hireakinë vërtetë? Apo është një argument për ta bërë këtë gjë? Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hireaki. Përkundrazi, mund të vendosni koeficient, për funksione të caktuara. Do kemi njerëz që do marrin shumë më tepër sesa funksione të caktuara. Mund të kishte formulë tjetër?
S’kishte zgjidhje tjetër, mund të ndryshoni ligjin kuadër, dhe e rregullonit aty hierakinë, e ndani sistemin e drejtësisë nga hireakia e pagave… Për mua qeveria nuk ka ditur të mbrohet në gjykatën kushtetuese, duhet të arsyetohej ndryshe. Ajo që më vret syrin, disa paga, komisionerët e shërbimit civil, KQZ, Mbrojtja personale, Autoriteti konkurrencës, Këshilli drejtues i RTSH, etj, në ndryshimin rritjen e koeficentit e kalojnë pagën bazë të prokurorit dhe gjyqtarit. E kalojnë në mënyrë të ndjeshme. S’besoj se këto bëjnë një punë më të dobishme se gjyqtari e prokurori. Po ashtu në raport me deputetin, janë shumë më lart, nga hireakia s'mund të jetë kështu, nuk është e pranueshme.
Unë besoj që keni bërë gjë shumë të mirë me idenë e rritjes së pagave në tërësi, por për mënyrën se si po kërkoni ta bëni nuk e mbështes, pasi nuk reflekton hireakinë e institucioneve….A është vërtetë që këtë projektligj e mbajnë peng deputetët? Di gjë për këtë? Se unë se di ta mbajmë peng?
Delina Ibrahimaj: Për nivelin e pagave të magjistratit dhe enteve të pavarura, në fakt do e kenë paga më të larta sesa titullarët e institucioneve të pavarura, pasi në ligjet e tyre të veçanta kanë të caktuara shtesa me pagë të caktuara me ligj…