Një krim i rëndë në familje është parandaluar në Durrës, ku 40-vjeçari i armatosur kishte në shënjestër bashkëshorten.

 
 
 
 
 

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët.

Ajo ishte e pajisur gjithashtu me urdhër mbrojtje, nga Gjykata e Durrësit që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar.

 
 

Pas informacioneve të marra, policia ka nisur të kërkojë për të arrestuarin, i cili kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia. Në momentin e arrestimit 40-vjeçarit iu gjet një armë zjarri automatik MPSH dhe municon luftarak.

“Falë vlerësimit në kohë reale të informacionit, si dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.