Gjykata e Korçës ka lënë në burg Aleko Myrtollarin, 46 vjeçari që plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.
Mësohet se babai i tre fëmijëve ka dëshmuar në polici se krimin e rëndë e ka kryer nga xhelozia.
“Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë. Ju dërgoja para në shtëpi por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e tre fëmijëve”, ka thënë ai në gjykatë.