Të tjera detaje nga aksidenti i rëndë në Prrenjas, ku një autobus është përplasur me një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.

 
 
 
 
 

Mësohet se mjeti ka humbur kontrollin, duke dalë në sensin e kundër të lëvizjes dhe më pas është marrë para nga autobusi. Disa minuta më vonë ai ka shpërthyer në flakë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes të cilëve edhe një vajzë, e cila u dërgua me helikopter për mjekim të specializuar drejt Tiranës.