Një 30-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi akuzohet për mashtrim.

 

 

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S.K., banues ne Fier, i ka marrë një shtetasi automjetin dhe nuk e ka kthyer më.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi policisë:

 

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.

 

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. B., 27 vjeç dhe L. R., 22 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli, në stadiumin “Adush Muça”, kanë hedhur sende plastike, në drejtim të arbitrit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.