Është mbyllur në Kosovë votimi për shtetasit turq që jetojnë ose punojnë në këtë vend për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Türkiye më 28 maj.

 

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Ambasadën e Türkiyes në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 22:00.

 

Sipas Komisionit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), në Kosovë janë të regjistruar gjithsej 2 mijë e 192 qytetarë me të drejtë vote të cilët patën mundësi të votojnë.

 

Pjesë e procesit të votimit është bërë gjatë ditës edhe ambasadori i Republikës së Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale të Ambasadës publikoi fotografi duke votuar.

 

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve nga Kosova ka qenë 48,54 për qind.

 

Pas përfundimit të procesit të votimit, votat, sikurse në raundin e parë, do të barten në mënyrë të sigurt nga Kosova për në Istanbul me fluturimin e planifikuar të Turkish Airlines dhe nën vëzhgimin e përfaqësuesve politikë me të drejtë pjesëmarrjeje./AA