shtë rritur në 33.037 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 181 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Forcat izraelite kanë vrarë 62 palestinezë në 24 orët e fundit duke rritur në 33.037 numrin e të vrarëve në Gaza.

Në sulmet e fundit forcat izraelite kanë plagosur 91 palestinezë dhe se numri i të plagosurve në Rripin e Gazës ka arritur në 75.668.

Thuhet se 704 palestinezë kanë humbur jetën në 10 ditët e fundit në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës në të cilin ka shkaktuar katastrofë humanitare duke penguar mbërritjen e ndihmave humanitare dhe duke e lënë popullin në uri dhe pa ujë.

Nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite./aa