Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale ku fton të gjithë t’i bashkohen sot ngjarjes më të rëndësishme ushtarake të vitit, Defender Europe 23.

 

Kreu i qeverisë bën me dije se trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.

 

“MIRËMËNGJES

 

dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.

 

Shqipëria mirëpret për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.