Türkiye dënoi bastisjen e kryer nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.
Ministria e Jashtme e Türkiyes publikoi një komunikatë lidhur me bastisjen që Ben-Gvir kreu nën shoqërimin e forcave izraelite të sigurisë.
"Dënojmë ashpër bastisjen që ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare ka kryer më 21 maj nën shoqërimin e forcave izraelit të sigurisë, i cili në mënyrë të hapur ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Është e papranueshme që anëtarët e qeverisë së Izraelit të sfidojnë në këtë mënyrë statusin historik të Xhamisë Al-Aksa dhe të kryejnë veprime nxitëse dhe fashiste", tha Ministria.
Më tej, në komunikatën e Ministrisë thuhet: "Edhe një herë ftojmë qeverinë e Izraelit të veprojë me përgjegjësi dhe t'i japë fund menjëherë çdo veprimi provokativ që shkel statusin historik të Xhamisë Al-Aksa i cili bazohet në ligjin ndërkombëtar".