Barbana Dini është duke jetuar ditët më të lumtura të jetës së saj, pasi është në pritje të një fëmije. Këngëtarja e cila prej disa kohës po jeton në SHBA, ka marrë pak kohë për të folur me ndjekësit e saj në rrjetin social ‘Instagram’.
Të shumta ishin pyetjet për jetën e saj të re, për gjininë e bebit e madje sugjerime që nëse do ishte djalë, ti vendoste emrin e vëllait të saj që nuk jeton më, Ergit.
Barbana ka ndarë të gjitha pyetjet, teksa shton se ende nuk e kanë vendosur se si do quhet bebushi.
‘Kam shumë, shumë pyetje në lidhje me emrin por që po i përgjigjem të gjithave këtu. Kam disa ide në kokë, por është diçka që nuk e kemi vendosur akoma’.