Policia ka identifikuar 2 të rinjtë të cilët i vodhën celularët dy shtetaseve të huaja, duke i kanosur me mjet prerës.

 

Uniformat blu kanë proceduar në gjendje të lirë njërin prej autorëve, shtetasin 16 vjeç, banues në Tiranë dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. L., 18 vjeç.

 

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, i kanë marrë celularët dy shtetaseve të huaja, duke i kërcënuar me thikë.

 

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

 

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë, në rrugën “Islam Alla”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar, procedimi në gjendje të lirë i njërit prej tyre, shtetas 16 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpallja në kërkim e tjetrit, shtetasit E. L., 18 vjeç.

 

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, i kanë marrë celularët dy shtetaseve të huaja, duke i kanosur me mjet prerës (thikë), dhe më pas janë larguar me automjet.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.